Ballina Lajme Ekskluzive/ “Kam parë një tmerr”, flet nëna e Lear Kurtit: Ishte me...

Ekskluzive/ “Kam parë një tmerr”, flet nëna e Lear Kurtit: Ishte me hematoma, i grushtuar dhe i dhunuar tmerrësisht shumë! (VIDEO)

1

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për vdekjen e djalit të saj.

Ajo tha se kur e parë djalin, ishte një tmerr, pasi ishte i dhunuar. Gjatë intervistës, Fatmira Mustafa tha se me atë çfarë ka parë beson se Learin e kanë dhunuar, pasi kishte marrë goditje të tmerrshme.

Pjesë nga intervista

Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.

Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht.