Ballina Kuriozitete Ekipet e shpëtimit në garë me kohën për të gjetur pasagjerët e...

Ekipet e shpëtimit në garë me kohën për të gjetur pasagjerët e humbur të Titanit

1

Roja Bregdetare e SHBA-së ka dhënë paralajmërimin se mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë nëndetësen turistike të zhdukur Titan edhe nëse është në gjendje ta gjejë atë.

Nëndetësja Titan është zhdukur që nga ora 9:45 e mëngjesit të së dielës, pasi u lëshua në Atlantik në orën 8 të mëngjesit dhe në bord ndodhen pesë persona.

Në një konferencë shtypi në Stacionin e Rojës Bregdetare të SHBA-së në Boston i cili po koordinon përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, koordinatori i Parë i Reagimit të Distriktit tha se nuk ishte e sigurt që nëndetësja mund të shpëtohej edhe nëse do të gjendej sot.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara po lëviz asetet ushtarake dhe komerciale për të ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit për nëndetësen turistike të zhdukur, sipas Gardës Bregdetare dhe Komandës së Transportit të SHBA.

Nëndetësja e shoqërisë turistike u zhyt në 8 të mëngjesit të së dielës rreth 400 milje në juglindje të St John’s, Newfoundland, sipas Rojës Bregdetare të SHBA dhe humbi kontaktin në orën 9:45, duke mos u raportuar tek rojet bregdetare deri në orën 17:40.

Nëndetësja e përdorur për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik. Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut. Ata paguajnë 250,000 dollarë për një vend në ekspeditën 8-ditore për të parë rrënojat.

Titaniku ndodhet 3,800 m në fund të Atlantikut. Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1,500 vdiqën. Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985.

/rtsh.al/