Ballina Lajme Edvar Kodheli, kandidati koalicionit “Bashkë fitojmë” denoncon problematikat në Libofshë.

Edvar Kodheli, kandidati koalicionit “Bashkë fitojmë” denoncon problematikat në Libofshë.

1

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli vazhdon pasqyrimin e problematikave që ai dhe stafi i tij evidenton çdo ditë. Kodheli në “Facebook” e tij shkruan për një tjetër problem në zonën e Libofshës. Për më tepër ai shkruan: “Kolektori i ujrave të zeza në Libofshë është kthyer në makthin më të madh të banorëve të zonës. Një investim i shumëpritur, por zhgënjues për komunitetin e kësaj zone të lënë totalisht në harresën e investimeve, pasi edhe pse është shpenzuar një shumë disa milionëshe , është jashtë funksionit. Ujërat e zeza derdhen në një kanal të mbuluar nga papastërtitë e të papastruar prej vitesh, e madje përhapen edhe në siperfaqe , duke u kthyer në një kercënim serioz për shëndetin e banorëve.

Kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë ” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli , teksa është njohur nga afër me këtë problematikë shqetësuese , gjatë takimeve me banorët e zonës e ka cilësuar një investim sa per t’i hedhur hi syve komunitetit të Libofshës.

Banorët e kësaj zone përballen prej vitesh me mungesë të theksuar të vëmëndjes nga ana e pushtetit lokal duke e kthyer këtë zonë rurale, në një “geto“ të lënë në mëshirë të fatit dhe në harresën e investimeve. Por 14 Maji , do të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar , pasi zonat periferike do të jenë prioritare në programin tonë ” u ka thënë Kodheli banorëve të Libofshës , teksa ka marrë prej tyre premtimin për mbështetje të plotë në 14 Maj.

/Tv Kombi/