Tiranë- Kryeministri ERdi Rama ka folur rreth ngjarjes së rëndë, sulmit me armë ndaj Top-Channel.
Edi Rama: Motivet ende nuk i dimë, ka lidhje me një media, ne nuk i dimë motivet ekzakte, por Policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes dhe të motiveve të tyre, nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet i pacaktuar qartë ndaj pushtetit të katërt. Shpresoj shumë që të keni të drejtë në përcaktimin që i bëtë aftësisë time nuhatëse, po mundohem që të shpjegohem përtej shpjegimit të thatë që mund të jap në këtë moment. Dua të them që liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që ka qenë sot në aspektin pozitiv. Kurrë më parë si sot nuk ka pasur lirinë që të thotë çfarë të dojë, apo dhe të abuzojë me lirinë e saj. Rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen, apo pasoja të rënda të kësaj natyre. Sigurisht që ka shumë vend për të përmirësuar, por ama thënë këto, as unë dhe askush nuk mohoj se këto lloj ngjarjesh kanë një mënyrë dhe një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme dhe të zhurmshme dhe shqetësuese.