Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një mjek, ka kryer vetëvrasje duke i vënë flakën veten në oborrin e shtëpisë së tij.
Mësohet se mjeku 60-vjeçar ishte drejtor i ICU të spitalit Papageorgiu në Selanik, ndërsa ndërroi jetë pasi kishte djegje në 80% të trupit.
Sipas mediave greke, mjeku kishte kancer që nga viti 2019 dhe së fundmi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pasi kanceri kishte metastazuar dhe gjendja e tij ishte e pakthyeshme.
“Deri në momentin e fundit, ditën e enjte ka mbajtur një mësim për mjekët e ICU dhe të premten ka qenë aty dhe ka parë me infermierët çështje të ndryshme, sisteme të ICU. Deri në momentin e fundit ka qenë normalisht në punë”, theksoi kolegu i tij.
Njerëzit që kanë punuar me të flasin për një shkencëtar dhe person të shkëlqyer, që ka punuar deri në momentin e fundit në spital.