KRUJË– Personi në foto është 34-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Trupi i Indrit Ndoj, u gjet mëngjesin e sotëm nga familjarët, në një kanal. Pas kqyrjes u zbulua se në trupin e të riut kishte plagë në këmbë, që dyshohet se është shkaktuar nga plagosja me armë zjarri.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga ndonjë konflikt i çastit pasi i riu nuk raportohet të ketë konflikte apo hasmëri. E kaluara e tij lidhet ka zbuluar një arresim për trafik të emigrantëve të paligjshëm në shtator të vitit 2021.