Një aksident me zetor i ka marrë jetën një 55-vjeçari sot në Dushk Sektor të Lushnjës. Agron Bali, banor i Dushkut ishte duke frezuar tokat e ullishteve në kodra kur një manovrim i gabuar ka bërë që zetori të përmbyset dhe ta zërë poshtë.
Drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shkuar për të hetuar mbi ngjarjen, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar ne morgun e spitalit të Lushnjës për ekzaminime mjeko-ligjore.
Detaje nga policia:
Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.