Ballina Lajme E rrëmben rrjedha e lumit, humb jetën turisti i huaj në kanionin...

E rrëmben rrjedha e lumit, humb jetën turisti i huaj në kanionin e Langaricës në Përmet

2

 

Një turist ka humbur jetën në kanionin e Langaricës në Përmet.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi i huaj, emri i te cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar në zonë për të eksploruar kanionin në fjalë.

Dyshohet se ka qenë rrjedha e rrëmbyer e krijuar nga reshjet e shiut ajo që i ka marrë jetën turistit.

Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës policia ka zbuluar trupin e pajetë të turistit.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

(BalkanWeb)