Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 para pak mintuash, ku një vajzë në moshë të re, rreth të 30-ve, është hedhur nga pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi zbardhjen e rrethanave.
Operatori Denis Simaku sjell edhe pamjet e para nga vendngjarja, nga ky pallat siç shihet në video, i cili ndodhet përballë pranë fushës ku po ndërtohet parku Vala.
Efektivët e policisë po mbledhin të dhëna dhe dëshmi nga të pranishmit, për të hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes.