Ballina Lajme E rëndë, shkoi për të festuar Krishtlindjet në Korçë, 18-vjeçari rrëzohet nga...

E rëndë, shkoi për të festuar Krishtlindjet në Korçë, 18-vjeçari rrëzohet nga tarraca e pallatit, ndërron jetë

26

Mëngjesi i Krishtlindjes për 18-vjeҫarin nga Durrësi ka qenë fatal, pasi ai kishte shkuar për të festuar në Korҫë, por ka rënë nga tarraca e pallatit ku ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

 

 ‘Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”,- njofton policia.