Ballina Lajme Kronike E rëndë në Vlorë,gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit

E rëndë në Vlorë,gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit

1

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës. Për pasojë 62 vjeçarja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Qeriba Derri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte, shtetasja M. Z., 62 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.