Ballina Lajme E rëndë në Vlorë/ 37-vjeçari kanos dhe dhunon një grua

E rëndë në Vlorë/ 37-vjeçari kanos dhe dhunon një grua

1

Një grua është dhunuar dhe kërcënuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. Mësohet se blutë kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve 37-vjeçari I.Sh ka goditur me sende të forta në kokë 39-vjeçaren E.K (D). Po ashtu, dyshohet se ai e përndiqte prej disa kohësh.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.