Një 3-vjeçar ka humbur jetën tre ditë më parë në Tiranë. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se sipas prindërve, dyshohet se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare.
Bëhet e ditur se prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës . I ati i 3-vjeçarit Guri Spahiu akuzon klinikën dentare private në pronësi të R.Xh. në Rrugën e Kavajës.
Sipas asaj që gazetari raporton, mësohet se pasi mjeku i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmijës duhet t’i rregullohen 13-14.
E për këtë shkak, është vendosur të ndërhyhet me narkozë totale. Pasi ka përfunduar ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar.
Ballina Lajme E rëndë në Tiranë,3 vjeçari humb jetën pas voëizitës tek dentisti.Prindërit akuzojnë...