Ballina Lajme E rëndë në Tiranë/ I moshuari godet me lopatë 40-vjeçarin

E rëndë në Tiranë/ I moshuari godet me lopatë 40-vjeçarin

1

Tiranë- Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pas një konfikti për motive të dobëta, teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e kryeqytetit njofton se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç. Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.