Një 19-vjeçar është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.
Policia bën ne dije se për rastin është informuar përmes një njoftimi në sallën operative.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit apo autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.