TIRANE- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në kryeqytet. Dhëndrri ka sulmuar me armë zjarri familjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës. Për pasojë, deri më tani dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën. Autori është Dan Kuka. Arsyet e konfliktit ende nuk dihen.