Ballina Lajme E rëndë në SHBA, 20-vjeçarja helmon për vdekje vajzën 18-muajshe të të...

E rëndë në SHBA, 20-vjeçarja helmon për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj, i dha açeton për të pirë

12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë, ku një 20-vjeҫare ka vrarë  vajzën e të dashurit të saj vetëm 18-muajshe.

Sipas mediave, Aleisia Oëens nga Pensilvania, akuzohet se ka helmuar për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj, duke e ushqyer me bateri, vida dhe açeton.

 

“E pandehura kishte hulumtuar efektet e dëmshme që këto sende mund të kishin tek një fëmijë përpara vrasjes”, është shprehur  zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Pensilvanisë: “Detajet e këtij rasti janë të tmerrshme”.

Sipas raportimeve, çifti thirri një ambulancë kur gjetën 18-muajshen pa ndjenja.

Vajza u dërgua në spital, por fatkeqësisht katër ditë më vonë, ka ndërruar jetë.

Një autopsi e kryer tregoi se fëmija vdiq nga helmimi me açeton që shkaktoi dëmtim të organeve.

Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se 20-vjeçarja nëpërmjet celularit, kërkonte në internet informacione për produkte shtëpiake, që mund të dëmtonin rëndë ose të vrisnin një fëmijë.

Gjithashtu, hetuesit thanë se fëmija ishte shtruar në spital, pasi kishte gëlltitur bateritë dhe vidhat.