Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e kësaj së shtune. Një i ri 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij. 24-vjeçari i identifikuar si A.M., dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur nënën.
Pasi kreu ngjarjen makabër, ai u arratis nga vendngjarja dhe u kap nga policia pak kohë më vonë. Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.