Një ngjarje e rëndë ka ndodhur si pasojë e tërmetit që ra pak pas mesnatës në vendin tonë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën gjatë lëkundjeve të tokës.
I riu i identifikuar si Daniel Rika është trembur në gjumë dhe kur është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.
Por për fat të keq, 20-vjeçari është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës dhe ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.