Një ngjarje e shëmtuar ndodhi këtë të diel, pak minuta para se të fillonte ndeshja derbi e javës së pestë në Superligë, mes Prishtinës dhe Ballkanit. Tifogrupi “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat”, teksa ndeshja nisi me disa minuta vonesë për shkak të pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, në emisionin “Ekipi A” ka deklaruar se tre tifozë janë therur me thikë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
“Ishte një derbi që u paralajmërua gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozë tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, tha Nexhipi.