Ballina Lajme E RËNDË në Korçë! 40-vjeçari gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

E RËNDË në Korçë! 40-vjeçari gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

28

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është nga Tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, teksa një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli, në lagjen 12 të qytetit juglindor. Viktima është me origjinë nga Tirana, teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.