Ballina Lajme E rëndë në Kavajë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën...

E rëndë në Kavajë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari

26

Paraditën e sotme rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40-vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

 

Njoftimi:
“Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.