Ballina Lajme E rëndë në Kavajë/ I biri dhunon për vdekje nënën, arrestohet! Vuante...

E rëndë në Kavajë/ I biri dhunon për vdekje nënën, arrestohet! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

13

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohet ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij ditën e djeshme në fshatin Vilë Bashtovë, nga dhuna fizike e ushtruar ndaj kësaj të fundit.

35-vjeçari i identifikuar si Ndriçim Sokoli, i cili vrau nënën e tij 75-vjeçare nëpërmjet dhunës fizike vuan nga sëmundje mendore.

Blutë sqarojnë se në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares të identifikuar si Ike Sokoli, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar fillimisht si vdekje natyrale.

Ishte nipi i të ndjerës që kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kishte gjetur pa shenja jete, duke lajmëruar kështu policinë.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale”,-njofton policia.

Mësohet se 35-vjeçari ishte shoqëruar disa herë nga vetë policia në spitalin psikiatrik, si dhe viktima jetonte vetëm me djalin e saj.

Duke marrë shkas nga këto rrethana autoritetet ngritën një pistë të re dhe nisën hetime më të imtësishme që treguan se 75-vjeçarja u vra nga djali i saj.

“Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës”,-shtojnë blutë.