Ballina Lajme E rëndë në Kavajë, abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij të mitur,...

E rëndë në Kavajë, abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari

14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku shtetasi Bledar Rako, është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur.

Sipas informacioneve policore, Bledar Rako, kishte kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzë n e tij 15-vjeçare, gjatë 4 viteve të fundit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Njoftimi:

Dyshohet se kreu marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15-vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie s*ksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48-vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.