Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë.
Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos.