Trupi i pajetë i fëmijë është është pikasur sot në portin Hermoupolis në Siros të Greqisë, ndërsa po punohet ende për gjetjen e tij.
Sipas mediave greke, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë një patrullë dhe një ambulancë.
Trupi fillimisht është parë në afërsi të portit, por më pas është zhdukur dhe ende po kërkohet.
Për këtë arsye është ngritur një operacion i madh që vijon kërkimet, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe gomone private për të ndihmuar.
Deri më tani nuk është gjetur asnjë trup, por ndërkohë që hetimet vijojnë, në port nuk ka lëvizje të anijeve, pasi është dhënë urdhër që të ndalohet afrimi dhe nisja e anijeve të pasagjerëve drejt portit të Siros.