Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fushë Kuqe. Mësohet se një zetor është ka rënë në kanal pasi ka humbur kontrollin duke u marrë jëtën dy personave. Viktimat janë Gjin Muhaj dhe Ismail Ismaili
Sipas raportimeve ngjarja është regjistruar rreth orës 14:05 në Fushë Kuqe. Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi zetorin me drejtues 60-vjeçar me inicialet I. I.dhe pasagjer 21-vjeçarin me inicialet Gj. M. mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.