Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme, ku një e re nga Kameruni është plagosur me thikë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.13 Durrës, ku shtetasja A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga familjarë të saj.
Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.