Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, 67-vjeçarja M.K. ka ndërruar jetë. Mësohet se ajo është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës te Unaza e Re.
Dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.