Ballina Sport E rëndë/ Arbitri dhunohet nga lojtarët dhe tifozët dhe humb jetën

E rëndë/ Arbitri dhunohet nga lojtarët dhe tifozët dhe humb jetën

4

Federata Salvadorane e Futbollit (FESFUT) ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar vdekjen e gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya.

Sipas FESFUT, Amaya humbi jetën fundjavën e kaluar, pasi u rrah brutalisht nga “pseudo tifozët dhe lojtarët” gjatë një ndeshje amatore të luajtur në stadiumin “Toluca” në San Salvador.

“Ne si federatë dënojmë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, – thuhet në deklaratë.

Amaya, i cili kishte një karrierë si gjyqtarë prej 20 vitesh, po drejtonte një ndeshje në lagjen Miramonte të San Salvadorit.

Ngjarja ndodhi pas vendimit të tij për të përjashtuar një lojtar, duke i treguar dy kartonë të verdhë, gjë që shkaktoi debat dhe më pas incidentin e tmerrshëm.

Amaya mori goditje që shkaktuan hemorragji të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil.

Ai i përkiste Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Futbollit në El Salvador (AAFES) dhe drejtoi turnetë e të rinjve dhe lojërat e ligës amatore.

“Ne si federatë dënojmë atë që i ndodhi gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya dhe besojmë se autoritetet mund të gjejnë përgjegjësit për marrjen e jetës së arbitrit”, – komentoi presidenti Hugo Carrillo në emisionin televiziv “El Tiki Taka”.