Ballina Lajme E moshuara në Tiranë nuk mban mend adresën e banesës, policia kërkon...

E moshuara në Tiranë nuk mban mend adresën e banesës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

1

Një e moshuar në Tiranë është konstatuar e vetme në Shkozë gjatë mbrëmjes së sotme.

 

Policia bën me dije se ajo dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mban mend adresën e banesës ku jeton.

Për këtë arsye policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të njoftuar familjarët e të moshuarës.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.