Mëngjesin e sotëm, në fshatin Lepenicë në Vlorë, është gjetur e pajetë në banesën e saj e moshuara.
Sipas uniformave blu, e moshuara dyshohet se është vetëvarur.
“Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetëvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA