Ballina Lajme ‘E mbylli bashkë me djalin dhe i vuri flakën. Ishte me një...

‘E mbylli bashkë me djalin dhe i vuri flakën. Ishte me një shokun e tij’! Fqinjët tregojnë se si ish-dhëndri nga Kosova i vuri flakën shtëpisë në Llakatund

1

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në familje në Llakatund të Vlorës që çoi në djegien e dy banesave. Banesa në pronësi të famiiljes së Lutfi Fanajt, është përfshirë nga flakët pasi ish-dhëndri i tij ka shkuar bashkë me shokun, është konfliktuar i ka dhunuar dhe familjarët e ish-gruas dhe më pas është larguar. Fqinjët tregojnë se ai kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe u tha se do t’i përvëlonte.

‘Kur erdhëm neve ishte bërë gjëma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinj.