Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, ka ndërruar jetë.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga morgu i Durrësit, aty ku trupi i të resë ndohhej që prej datës 14 shkurt të këtij viti.
Ajo është përplasur për vdekje më 14 shkurt nga një automjet në zonën e Fllakës në Durrës.
Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin “Pa Gjurmë” një person lajmëroi dhe tha se 22-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Personi që lajmëroi kishte bërë lidhjen me tatuazhin që Brisilda mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e djalit të saj 5-vjeçar, “Rafaelo”. Më pas ky lajm u konfirmua edhe nga morgu i Durrësit.
Zhdukja e Brisilda Nexhipit
Brisilda Nexhipi, me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS. Ajo la djalin 5 vjeç tek e ëma në Francë dhe vetë u largua fillimisht në Arezzo të Italisë e më pas kishte mbërritur në aeroportin Rinasit. Telefonata e saj e fundit me të ëmën ishte 21 nëntor 2022 ora 17:47 minuta. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues.
Ndërkohë, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri.
Më 20 mars të vitit 2023 nëna e saj Merita nga Franca e denoncoi zhdukjen e saj në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte ndërruar jetë në aksidentin rrugor të ndodhur në Durrës.