Ka qene 51-vjeçarja Drita Saliaj ajo qe është grabitur dhe më pas është lidhur me litar dhe është hedhur në rezervuar nga nip i burrit dhe dy shokët e tij, përkatësisht dy 16-vjeçarë dhe një 26 vjeç. Sot ka mbërritur në fshatin Gjerbës të Mallakastrës kunati i viktimës Mitat Saliaj. Edhe banesa e ketij te fundit është grabitur dhe dyshohet se nga po të njëjtët autorë të vrasjes së 51-vjeçares. Kunati i viktimës tregon se nipi ka qenë djalë i keq dhe se të atin e ka në burg.