Ballina Rajoni E frikshme në Prishtinë, 15 qenë endacakë sulmojnë mjeken, përfundon në spital

E frikshme në Prishtinë, 15 qenë endacakë sulmojnë mjeken, përfundon në spital

1

Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është sulmuar nga 15 qentë endacakë. Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00. Sipas “Paparaci”, bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli,, e cila menjëherë pas sulmit nështë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

32e7c615 F059 492c Bfd3 2d085c2c3aee 450x600

Pas, sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndru në spital, pasi që e ka thy dorën dhe e ka në gips”, ka deklaruar bashkëshorti i saj.