Ballina Lajme “E dinim se ishin miq”/ Kaos në dasmë, vjehrra kap nusen e...

“E dinim se ishin miq”/ Kaos në dasmë, vjehrra kap nusen e djalin me të dashurin në tualetin e lokalit

1

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur gjatë një dasme në komunën e Erymanthos në Achaia, Greqi, kur nusja është kapur në flagrancë me të dashurin e saj në tualetin e lokalit ku po bëhej festa.

I dashuri i nuses ishte i ftuar në dasmë, pasi dhëndri mendonte se ata kishin  një  miqësi mes tyre, por pa ditur se në fakt ata kishin një romancë.

Por vjehrra prej kohësh kishte dyshime se miqësia e tyre nuk ishte aq e pafajshme, duke iu vënë pas e duke e kapur atë në momente intime.

Pas zbulimit, dhëndri dhe i dashuri i nuses janë konfliktuar fizikisht, ndërsa ditën që pasoi, çifti janë divorcuar.