Ballina Lajme E bujshme nga Spanja: Reali heq dorë nga Mbappe, ja arsyet

E bujshme nga Spanja: Reali heq dorë nga Mbappe, ja arsyet

7

Reali i Madridit ka hequr dorë nga objektivi aq i dëshiruar në këto vitet e fundit, Kylian Mbappe, i cili prej kohësh ishte konsideruar si një lojtar i përzgjedhur për t’u bërë një ditë pjesë e “Los Blancos”, dhe që i skadon kontrata me Paris Saint Germain.

Kur dukej se era po frynte në favor të klubit spanjoll, Los Blancos kanë vendosur ta rimendojnë edhe një herë duke dalë jashtë gare.

 

Lajmi i bujshëm është dhënë nga Cadena Ser në Spanjë, që ka renditur edhe motivet që kanë sjellë këtë vendim të klubit merengues. Kryesori ka të bëjë me çështjen e pagës, me sulmuesin francez që kërkon të paktën 20 milionë euro në sezon, pa përfshirë këtu një bonus të majmë. Duke marrë në konsideratë që Jude Bellingham merr 9 milionë, afrimi i Mbappe mund të trazonte ujërat në 11-shen kastiljane.

Motivi i dytë ka të bëjë me politikën e transferimeve që ka ndërmarrë klubi që po beson te më të rinjtë, duke punuar për rinovimin e kontratave të Vinicius Junior, Rodrygo, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde, të cilëve ju shtohet edhe afrimi i Endrick. Të gjithë lojtarë më të rinj se Mbappe që së shpejti mbush 25-vjeç dhe mund të konsiderohet jashtë politikës së vendosur nga Reali.

Ndërkohë nuk mund të anashkalohen edhe çështjet që mund të shkaktojë mbërritja e Mbappe në brendësi të dhomave të zhveshjes, siç ka ndodhur së fundmi në Paris në sajë të politikës së tij “tërhiq e mos këput’ për rinovimin e kontratës.

Duke vlerësuar situatën në tërësi Reali po mendon për profile të tjera lojtarësh si Jamail Musiala që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Bajernin e Mynihut, apo Benjamin Sesko edhe ai i blinduar nga Leipzig.