Ballina Lajme E akuzuar për korrupsion, GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të...

E akuzuar për korrupsion, GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH

0

GJKKO ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Joana Duron dhe Laura Shteton, dy zyrtaret e akuzuara për korrupsion.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme së bashku me specialisten e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto, të cilat janë lënë të dyja në burg.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Të dyja zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”./Opinion.al