Ballina Bota Dyshohet se u përplas me aeroplanin e rojes bregdetare në ulje, zjarr...

    Dyshohet se u përplas me aeroplanin e rojes bregdetare në ulje, zjarr në avionin e Japan Airlines, evakuohen 400 pasagjerë

    28

    Një aeroplan i Japan Airlines është djegur në pistën e aeroportit Haneda të Tokios pasi me sa duket është përplasur me një aeroplan të Rojës Bregdetare, raportoi Nippon TV.

    Sipas informacioneve të fundit të raportuara nga mediat japoneze, zyrtarët e qeverisë kanë konfirmuar se rreth 400 personat në bord janë evakuuar.

    Një alarm u dha në aeroportin Haneda të Tokios të martën mbrëma (me orën lokale) kur një avion i Japan Airlines shpërtheu në flakë ndërsa u ul në pistë.

    Pamjet nga transmetuesi NHK treguan flakët që dilnin nga dritaret e avionit dhe poshtë tij. Edhe pista ishte në flakë. Sipas burimeve qeveritare, 379 persona (367 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) janë nxjerrë nga avioni i djegur. Në të njëjtën kohë, një person nga ekuipazhi i avionit të rojes bregdetare është shpëtuar, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    NHK, duke cituar autoritetet, tha se avioni u përplas me një avion japonez të rojes bregdetare pasi u ul në Haneda. Në aeroplan ndodheshin 367 pasagjerë, të cilët sipas informacioneve të para të kanalit japonez u larguan nga avioni.

    Ai gjithashtu tha se avioni, i cili po operonte Fluturimin 516, ishte nisur nga Hokkaido.

    Pamjet e transmetuara nga rrjeti tregojnë flakët që dalin nga dritaret e avionit. Një zëdhënës i aeroportit njoftoi se të gjitha pistat janë mbyllur përkohësisht.

    (BalkanWeb)