Ballina Lajme Dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren, burg për kryeplakun e fshatit, i riu mohon...

Dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren, burg për kryeplakun e fshatit, i riu mohon akuzat

4

Ka dalë sot para gjykatës kryeplaku i fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, Ervis Rrapo, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

Togat e zeza kanë vendosur për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se gjatë seancës, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.