Një shqiptar 38 vjeç është arrestuar në Kalithea, Athinë nga skuadra DIAS e policisë greke. Shqiptari është kapur rreth orës 19:00 në rrugën “Ifigenia” në Kalithea.
Gjatë kontrollit personal atij iu gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë Makarov e kalibrit 9 mm me 28 fishekë.
Gjithashtu iu gjetën dy krehra të mbushur me 16 fishekë dhe brenda një valixheje iu gjetën edhe 12 fishekë të tjerë.