Ballina Lajme Dy ditë para nisjes së Botërorit, Katari njofton ndalimin e alkolit: Ndalohet...

Dy ditë para nisjes së Botërorit, Katari njofton ndalimin e alkolit: Ndalohet alkooli në të gjitha stadiumet

1

Organizatorët e Kupës së Botës kanë ndaluar shitjen e alkoolit rreth stadiumeve në Katar pas bisedimeve të minutës së fundit, njoftoi FIFA. Diçka e tillë ishte raportuar fillimisht nga gazeta britanike “The Times”. FIFA dhe organizatorët e Botërorit të Katarit ishin angazhuar në negociata të vonuara nëse birra do të shitej në stadiume gjatë turneut, i cili fillon të dielën.

Përfundimisht, FIFA zbuloi vendimin final në një deklaratë: “Pas diskutimeve midis autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në ‘fan zona’, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës pranë stadiumeve. Perimetri i stadiumeve të Kupës së Botës 2022 do të jetë i pastër”.

Ndërsa tifozët mund të blejnë alkool në zonat zyrtare të tifozëve, shitja e birrës në vetë ndeshjet ka qenë një temë e diskutueshme. Dukej se fillimisht ishte arritur një marrëveshje për të lejuar FIFA-n të lejonte sponsorët “Budweiser” të shesin birrë në stadiume. Më pas u tha se tendat e birrës duhej të ishin më pak të dukshme në terren me kërkesë të nikoqirëve.

Por doli se kishte një presion të vonë ndaj FIFA-s për të ndalur shitjet e alkoolit në vetë stadiumet, dy ditë përpara se Katari nikoqir të nisë turneun të dielën kundër Ekuadorit. “Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e ‘Bud Zero’, i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës së Katarit, – shtoi FIFA. – Autoritetet e vendit pritës dhe FIFA do të vazhdojnë të sigurojnë që stadiumet dhe zonat përreth të ofrojnë një përvojë të këndshme, të respektueshme dhe të pranueshme për të gjithë tifozët.

E drejta e zhvillimit të Kupës së Botës iu dha Katarit në vitin 2010, por pavarësisht se kompeticioni fillon pas dy ditësh, situata rreth shitjes së birrës është vetëm një nga disa rregullime të minutës së fundit, mes problemeve që ndodhin në Katar.