GREQI- Episode tronditëse mësohen nga aksidenti fatal që gjunjëzoi Greqinë.
Evdokija Cagli është një personat që arriti të mbijetonte nga aksidenti tragjik hekururdhor që u shënua dje në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 44 persona. Ajo ka rrëfyer momentin kur është përpjekur të shpëtojë. Cagli ndodhej në vagonin e tretë të trenit. Në momentin e përplasjes ajo ka arritur të ulet në vendin e saj dhe ata që ndodheshin në korridor nuk kanë shpëtuar. Në udhëtimin dhjetë minutash me tren drejt vdekjes, asnjë nuk parashikonte tmerret që do të pasonin, raporton media greke Protothema.gr
“Unë isha në vagonin e tretë dhe në të ishte një vajzë tjetër me macen e saj. Ne po e shëtisnim lart e poshtë dhe po luanim me të. Ne qeshnim. Si mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte pak minuta më vonë. Mezi kisha arritur të ulesha. Ndjej kthimin e vagonit dhe godas me forcë ballin dhe hundën në një sipërfaqe të fortë. Instinktivisht bëhem një “top” për të mbrojtur trupin tim. Duhej të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat duke rënë në zbrazëti, për të shpëtuar veten”, tha ajo.
Ajo u shpreh se dëgjonte britma gjithandej dhe së në këto raste të paktë janë ata që arrijnë të ruajnë gjakftohtësinë.
“Flokët më morën flakë”, vazhdon të përshkruajë Evdokia Tsagli.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal