Ballina Lifestyle & Showbiz Dua Lipa shkëlqeu në “Sunny Hill” me fustanin e një stilisteje shqiptare

Dua Lipa shkëlqeu në “Sunny Hill” me fustanin e një stilisteje shqiptare

12

Dua Lipa po shijon suksesin që pati festivali i organizuar nga ajo dhe i ati në Kosovë.

“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë afër Prishtinës. Ky festival u mbajt nga data 25 korrik deri më 28 korrik, ku solli shumë artistë të njohur botërisht.

Në një nga veshjet e saj në natën e  parë Dua u pa e veshur me një fustan të z i cili kishte mëngë të gjata ndërsa në pjesën e poshtme një minifund të zi asimetrik.

Kjo veshje është as më shumë e as më pak se krijim i një stilisteje shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për stilisten Nensi Dojaka e cila ka publikuar edhe fotot e Duas: