Ballina Lifestyle & Showbiz Dua Lipa e veshur si një princeshë në Met Gala 2023

Dua Lipa e veshur si një princeshë në Met Gala 2023

2

Tapeti i kuq i Met Gala 2023 është mbyllur zyrtarisht në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City.

Eventi nderoi trashëgiminë e Lagerfeld, dizajnerit të ndjerë që drejtonte shtëpitë e modës si Chanel, Fendi dhe linjën e tij dhe mblodhi fonde për Institutin e Kostumeve të Met.

Listës së të ftuarve midis aktorëve, këngëtarëve, sportistëve, modeleve dhe artistëve kryesorë të cilët u shfaqën me stil u bashkua edhe Dua Lipa e cila u paraqit me një pamje prej princeshe.

Këngëtarja veshi një fustan të bardhë të stilit Chanel për të nderuar ekspozitën e re të muzeut Karl Lagerfeld. Ajo ka aksesuar me një varëse argjendi gjerdan Tiffany & Co dhe flokët e saj të zinj ishin stiluar me valëzim të lehtë.

Met Gala nuk është projekti i vetëm i madh i Lipës këtë gjysmë të parë të vitit. Këngëtarja befasoi muajin e kaluar kur zbuloi se kishte qenë pjesë e kastit të filmit të shumëpritur të Barbie .  do të luajë një Barbie sirenë.

/rtsh.al/