Ballina Lajme Dridhet nëntoka e Kalifornisë, plot 25 tërmete në vetëm pak minuta

Dridhet nëntoka e Kalifornisë, plot 25 tërmete në vetëm pak minuta

32

Kalifornia u godit nga 13 tërmete në një hark kohor prej vetëm 25 minutash gjatë natës, ka konfirmuar Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS). Tërmeti i parë goditi pak pas mesnatës të së hënës, duke goditur veriperëndimin e El Centro, një qytet në rajonin kufitar jugor.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti regjistroi një magnitudë 4.8 ballë dhe thuhet se ka tronditur pjesën më të madhe të kontesë së San Diegos.

 

Zona u godit me një pasgoditje 4.5 vetëm gjashtë minuta më vonë, e cila u pasua më pas nga një seri lëkundjesh më të vogla, me origjinë në perëndim të Detit Salton. Tërmetet duket se janë shkaktuar nga sistemi i çarjeve të San Jacinto, kanë thënë meteorologët. Është një nga çarjet më aktive në Kaliforninë jugore.