Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Mësohet se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në hyrjen e një dyqani që shet rroba. Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë.
Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të dëmtuar nga kjo ngjarje.