Ballina Lajme “Drejtuesit e shoqërive tregtare me rroga shumë më të larta se punonjësit”,...

“Drejtuesit e shoqërive tregtare me rroga shumë më të larta se punonjësit”, Braçe e Spaho kritikojnë ligjin e qeverisë. Deputeti i PD: Në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

0

 

Në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar mbledhja për shqyrtimin e pr. ligjit për kompetencat e caktimit të pagave. Në fjalën e tij, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për diferencën mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punonjësit, duke shtruar pyetjen; nëse shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Gjithashtu edhe Edmond Spaho, ndërsa mbështeti deklaratat e Braçes, u shpreh se ka abuzime masive me pagat në Institucione.

“Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti. Deri tani është bërë kokrra e qejfit kanë marrë çfarë kanë dashur. Xhakuzi, salep, masazhe, festa harbuese ja si shpërdorohen paratë dhe rasti është me Albcontrol. Nuk mund të ndodhë në një kompani shtetërore ku drejtuesi i saj të ketë rrogë më të lartë se Presidenti i Republikës, ky nuk është shtet”, tha Spaho.

 

Pjesë nga diskutimi:

Erion Brace: Për shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Ermal Nufi: Nuk ka një përcaktim për këtë ligj Shoqëritë tregtare kanë ligjin për shoqëritë tregtare. Ato kanë një vendim bordi apo Këshilli mbikëqyrës që përcakton se kush është niveli i pagave

Brace: Kemi një diferencë të rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punonjësve të tyre. Diferenca mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punëtorit është shumë e madhe. Po marr sektorin e energjisë, të ujit apo të shërbimeve postare. Duhet të bëjmë një rregullim sepse siç edhe ju thoni që këto ndërmarrje janë të rëndësishme, nuk ka konkurrencë. Pagat e drejtuesve indeksohen të punonjësve jo. Ka një zhbalancim anormal. Tani si do të trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin. Nuk kam dëgjuar të jetë indeksuar rroga e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë të pambrojtur plotësisht.

Ermal Nufi: Ka qenë një periudhë e gjatë që nuk janë bërë indeksime dhe kjo po ndryshon me këtë ligj.

Braçe: Ka shoqëri tregtare pa konkurrencë, janë monopole