Në Lushnjë vijon puna me ritme të shpejta për rehabilitimin e përroit të qytetit i cili pas përfundimit të investimit kjo zonë do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër, ku qytetarët do të kalojnë pasditet e tyre.
Që nga fillimi e deri më tani këto punime janë ndjekur me kujdes të vecantë nga drejtuesi iqarkut Taulant Balla, ecuri të cilat kanë qenë pjesë e postimeve të tij në rrjetet sociale ku sillen pamje nga puna për sistemimin e përroit të Lushnjës.
Synohet që përroi që kalon në 4 lagje të qytetit do të kthehet në një aset të gjelbër në funksion të komunitetit, me parqe, korsi biçikletash, kënde lojërash e trotuare për këmbësorët.
Në këtë segment janw parashikuar sheshepushime me stola në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë gjatë shëtitjeve të tyre. Projekti është parashikuar me dy nivele betoni pastaj do të jetë pjesa e gjelbër, por edhe ndërtimi i një ure metalike, ku mund të kalojnë edhe fëmijët e shkollës.
Në të gjithë këtë investim do të ruhet pjesa e gjelbëruar, pra pemët ekzistuese nuk do të priten, por do të spostohen duke i përdoruredhe në vende të tjera sepse këtu do të mbillen bimësi të tjera.
Ky është ndër projektet më të mëdha në Lushnjë, i cili përfshin rehabilitim të përroit dhe rikualifikim të dy krahëve të rrugës.
Projekti për rehabilitimin e përroit prej 2 km përfshin punimet e pastrimit, prishje beton ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.
Këto projekte synojnë urbanizimin e Lushnjëspërmes dhe çlirimit të gjitha hapësirat publike të zëna padrejtësisht në gjithë këto 30 vite. Projekti i urbanizimit, rivitalizimit të gjithë zonës për ku kalon përroi i Lushnjës është cilësuar më herët nga Balla si fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm të urbanizimit të këtij qyteti që ka një popullsi të madhe dhe është një prej shtatë bashkive më të mëdha në vend.